Qëllimet dhe objektivat

Eurodram është rrjet Europian i përkthimit teatror, i cili përdorë gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore. Objektiva kryesore e këtij rrjeti është që tua bëjë të ditur profesionistëve të teatrit dhe publikut më të gjerë punën e dramaturgëve, që në masë të madhe mbetet e pa-botuar, duke i kushtuar vëmendje posaqërisht diversitetit gjuhësor.

Komisionet 

Rrjeti është i organizuar në përafërsisht 30 komitete gjuhësore, me gjithsej rreth 300 njerëz. Kushdo që dëshiron të përfshihet dhe që është kompetent në teatër dhe përkthim teatror, është e/i mirëseardhur t’i bashkangjitet komitetit. Dramaturgët dhe përkthyesit teatror poashtu janë të mirëseardhur t’i dorzojnë dramat/përkthimet e tyre, sipas udhëzimeve më poshtë. 

Të gjithë ata që bashkangjiten, miratohen sipas udhëzimeve të vendosura nga secili komitet gjuhësor: përgjithësisht në mënyrë të drejtpërdrejtë. Të mirëseardhura janë të gjitha propozimet për anëtarë të rinj të komiteteve. Rrjeti synon të arrijë baraspeshë midis grave dhe burrave, profesionistëve por edhe fillestarëve; praktikuesëve dhe akademikëve; atyre që punojnë në institucione dhe të pavarurve; vendorëve dhe atyre nga diaspora. Ideale do të ishte që përberja e komiteteve të jetë nga botuesit teatror, organizuesit e konkurseve për drama, producentëve të festivaleve të dramave dhe përfaqësuesve të unionieve të dramaturgëve. 

Secili anëtar merr përsipër qarkullimin e dramave midis komitetit të vet dhe dramaturgëve, agjentëve, botuesve, përkthyesve dhe organizatave të dramaturgëve. Anëtarët synojnë të qarkullojë dhe të lexojnë sa më shumë drama që është e mundur. Nëse një dramaturg kërkon një analizë/raport për dramën, ata anëtarë të cilët janë të lirë dhe që kan vullnet, luten që ta bëjnë atë gjë. 

Grupet e diskutimit 

Çdo anëtarë i rrjetit është pjesë e listës së e-mailave. Këto lista janë gjysëm të moderuarara; vetëm anëtarët e rrjetit mund të postojnë dhe, mesazhet e marrura në qendër, qarkullojnë vetëm te komitetet përkatëse. Anëtarët e rinjë vihen në kontakt me personat në listën e komitetit nga MEO dhe nga ata (anëtarët e rinjë) lypset që të prezantojnë veten. Me përjashtim të e-mailave dërguar kordinatorit të Qendrës së MEO-s, shkëmbimi i e-mailave bëhet në gjuhën e komitetit (në këtë rast në gjuhën shqipe). 

Baza e burimeve

Komitetet e rrjetit jan njëkohësisht edhe rrjet i burimeve lokale, që mundësojnë që përkthimet teatrore të jenë në dispozicion për publikun e gjerë, por gjithashtu ato paraqesin informata relevante të rrjetit në website-in e tyre. 

Koordinimi 

Secili komitet është i kordinuar nga një anëtar, sipas mënyrës që vet komiteti dëshiron të menagjohet. Kordinatori siguron që anëtarët i kanë kuptuar objektivat e komitetit. Qëllimi është që të mblidhet dhe të qarkullohet një numër sa më i madh i mundshëm i dramave; të rekrutohen anëtarë të rinjë, sidomos përkthyes, të sigurohet një ri-përtrirje e komitetit; të organizohen shkëmbime, takime përgaditore dhe votimet për përzgjedhje të dramave. Koordinatori/ja siguron që rezultatet i janë dërguar në kohë MEO HQ, së bashku me materialin shoëqërues (biografia, përmbajtja, ekstrakti i dramës). Kordinatori/ja poashtu promovon edhe më gjerë përzgjedhjet e Komitetit të saj/tij, për shembull duke draftuar dhe shpërndarë një kumtesë për shtyp. Kordinatorët ftohen të marrin pjesë në festivalin ‘Evropa e Teatrove’, duke organizuar një ngjarje, dhe poashtu ata/ato ftohen në takimin e përgjithshëm vjetor. Për pjesëmarrje në këtë takim, në rastet kur është e nevojshme, MEO mund të mbështesë koordinatorët për të kërkuar fonde për transport dhe shpenzimet e jetes. 

Dorëzimi i dramës

Dramat mund të dorëzohen nga dramaturgët, përktheysit, botuesit, agjentët etj. 

Për dramat origjinale, propozimi duhet të përfshijë; dramën origjinale të plotë, një biografi të shkurtër të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet e mëparshme) si dhe informata tjera shtesë që mund të jenë të vlefshme. 

Për përkthimet, propozimet duhet të përfshijnë përkthimin e plotë ose ekstrakt (në mënyrë tipike kjo do të ishte 1/5 e dramës), një përmbledhje analitike të dramës, një biografi të shkurt të dramaturgut/es, një faqe faktesh (data dhe vendi i shkrimit, numri i karaktereve, referencat për ndonjë shpërblim dhe produksionet e mëparshme) si dhe informata shtesë që mund të jenë të rëndësishme. Kuptohet që nevojitet gjuha origjinale dhe emri i perkthyesit/es…. Anëtarët e komiteteve duhet t’i dërgojnë dramat drejtpërsëdrejti në listë të komitetit.

Afati i vetëm është data në të cilën duhet të përzgjidhen dramat (shih më poshtë). Por sa më shpejt që propozimet të dorzohen aq më i madh është numri lexuesve të dramës së propozuar. 

Dramat u dërgohen me e-mail komiteteve në bazë të gjuhës në të cilën janë dorëzuar. Për shembull, një dramë e shkruar në gjuhën shqipe duhet t’i dorëzohet Komitetit shqiptar. Përkthimi i kësaj drama në lituanishte duhet t’i përcillet Komitetit lituanez. 

Gjuha e dramës është, në teori, elementi themelor i referimit, pavarsisht nacionalitetit apo vendit të banimit të dramaturgut/es. Megjithatë rjeti nuk ka për qëllim që t’i konsiderojë rajonet tjera jashtë Evropes /Mediteranit/Azisë Qëndrore. Dramat e dërguara do të konsiderohen në mënyrë të përvetshme, në bashkëpumim me komitetin relevant. 

Një dramaturg/e mund të dërgojnë sa të dojë drama. Megjithatë është e këshillueshme që të dërgohet vetëm një dramë brenda një viti. 

Pranohen vetëm dramat e shkruara së fundi, përpos në ndonjë rast specifik. Dramat duhet të dorëzohen drejtpërsëdrejti komiteteve në fjalë, ose, nëse është e domosdoshme, kordinatorit të përgjithshëm të Eurodram-it (shihi kontaktet më poshtë dhe në listen e komisioneve). http://www.sildav.org/eurodram/comites-linguistiques

Përzgjedhja

Secili komitet i Eurodram-it i bën dy përzgjedhje alternuese përgjatë dy vjetëve, sipas modelit të bienales, përafërsisht tri drama për vit. Nuk mund të përzgjidhet më shumë se një dramë nga i njëjti dramaturg/e. Përzgjedhja alternuese është: 

-vitet qift: përzgjedhja e dramave shqipe për t’u përkthyer në gjuhët tjera evropiane; 

-vitet tek: përzgjedhja e dramave nga gjuhëve tjera evropiane për t’u përkthyer në gjuhën shqipe.

Votimi

Secili anëtar i Komitetit i ka gjithsej 6 pikë për t’i dhënë. Në teori, mund të jipen 3 pikë për dramën që ke përzgjedhur si më të mirën, 2 pikë për dramën e dytë dhe 1 pikë për dramën e tretë. Mëgjithatë, të gjitha kombinimet janë të mundshme, me 1 pikë si minimum dhe 3 pikë maksimum, për secilën dramë. Për shembull, 1 pikë për gjashtë drama të ndryshme, ose 2 pikë për tri drama, etj. Secili anëtar mund ta ndërroj mendjen për dramat e votuara, deri në afatin e caktuar. 

Datat

Afatet për marrjen e dramave: 31 dhjetor

Afati i përzgjedhjes: 15 mars

Përgjigjjet 

Në mungesë të infrastrukturës, personat që kanë dorëzur dramat kontaktohen vetëm në rastet e përgjigjeve pozitive. Rezultatet publikohen online në javët që pasojnë pas marrjes së vendimeve. 

Secili/a dramaturg/e mund të kërkojë raport për dramën dhe përgjigjia transmetohet në formë anonime. 

Brenda rrjetit, qarkullojnë rreth 300 drama në vit.

Çka ndodh tutje?

Përzgjidhjet (fatkeqësisht) e dramava më të mira nuk nënkuptojnë pagesë. 

Megjithatë, përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit e ndryshëm lokal e ndërkombëtar për ta vënë në skenë apo botuar dramën. 

Rrjeti punon në partneritet me organizata që janë ndryshe ndryshe të strukturuara, duke lejuar kështu që në nivel ndërkombtar të jetë pjesë kompekse e një përzierje të dramturgëve, përkthyesve dhe partnerëve tjerë kreativë e kurreshtarë.